Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dy persona kapen me drogë në Gjilan, ndaluan për 48 orë

Dy persona kapen me drogë në Gjilan, ndaluan për 48 orë

Një rast tjetër i posedimit të narkotikëve është zbuluar nga Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Rreth orës 01:30, Policia gjatë një patrullimi rutinor në rrugën “Dheu i Bardhë” në Gjilan, ka ndaluar një veturë BMW me dy persona në të.

Gjatë kontrollit fizik ndaj të dyshuarëve, policia ka gjetur 7.42 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, si dhe një cigare që përmbante të njëjtën substancë, me peshë 0.86 gramë.

Të dyshuarit lidhur me këtë rast janë Dionis Selimi, rreth 24 vjeçar, dhe Kushtrim Shabani, rreth 27 vjeçar.

Dy të dyshuarit, shoferi dhe i shoqëruari janë intervistuar, me ç’rast janë kryer edhe bastisje në shtëpitë e tyre.

Lidhur me këtë, ndaj të dyshuarit Dionis Selimi është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orë, kurse Prokurori ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.