Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dukaj i reagon Mandiqit për deklarimet rreth shtetësisë së Kosovës

Dukaj i reagon Mandiqit për deklarimet rreth shtetësisë së Kosovës

Ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, njëherësh anëtar i Alternativës Shqiptare, Marash Dukaj, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryetari pro-rus të Kuvendit të këtij vendi, Andrija Mandiq.

Ai thotë se deklarimet e Mandiqit janë “shtrembërim i tezave dhe tallje me publikun”.

Kryeparlamentari malazez, manastirin e Deçanit e quan faltore serbe – i kërkon Kosovës t’i lirojë bashkëkombësit e tijSipas tij, “shqiptarët nuk kanë dalë askund në Mal të Zi dhe kanë thënë se kjo është Shqipëri, as e madhe as asnjë tjetër”.

Madje sipas tij, edhe nëse dikush do ta provonte këtë, “ne nuk do ta mbështesnim”.

Duke u ndalur te arrestimi i tre shtetasve malazezë në Kosovë, dy prej të cilëve janë pjesëtarë të Ushtrisë, Dukaj iu kundërpërgjigj kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq.

Ky i fundit tha se tre shtetasit malazezë “shkuan në një faltore serbe”, duke iu referuar kështu manastirit të Deçanit.“

Pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi shkuan në shtetin e Kosovës – të cilin Mali i Zi zyrtarisht e njohu para një dekade e gjysmë – por me mbishkrimin se Kosova është diçka tjetër, jo ajo që është sipas rregullave ndërkombëtare dhe Kushtetutës së saj”, tha Dukaj.

Kryetari pro-rus i Kuvendit malazez, dje i kërkoi Kosovës që t’i lirojë tre qytetarët e Nikshiqit, të cilët u arrestuan të dielën që lamë pas në afërsi të manastirit të Deçanit. Ata u arrestuan pasi në targat e veturës me të cilën po udhëtonin kishin mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Mandiq, i cili është i deklaruar serb, në të kaluarën i është referuar institucioneve të Kosovës si “institucione të përkohshme”.