Ish luftëtari i UÇK’së, Xhevdet Thaqi e ka cilësuar shumë të padrejtë mbajtjen tash e sa vite të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
I ftuar në emisionin “N’PULT” në Tv Arbëria, Thaqi tha se formimi i Gjykatës Speciale ka qenë skandal për popullin shqiptarë.
“Kjo Gjykatë qysh ka rrjedhë deri te ardhja e formimit vërtetë ka qenë një skandal për popullin shqiptarë, që siç thoshte edhe zotëri Thaçi presidenti, duhet ta hekim këtë re të zezë, sepse ish ndërtu një diçka që shqiptarët nga zakoni nuk e bëjnë atë pjesën e organeve apo gjymtyrëve që përdoren për naj shtje ose blerje siç thuhet. Akuza ka qenë e rëndë, raporti i Dick Marty’t u kanë vërtetë shokues sepse aty ka të bëjë edhe zonja Del Ponte “, tha më tej ai.