Dita e djeshme është më pak dita e personave të zhdukur apo familjarëve të tyre, do të duhej të ishte dita e gjithë shoqërisë tonë. Kështu tha Andin Hoti në emisionin “N’Detaje” në Tv Arbëria.
Kjo pasi sipas Hotit, “çështja e personave të zhdukur nuk është çështje individuale, apo e disa familjeve të cilët i kanë më të dashurit e tyre në mungesë, por është ditë që do të duhej të prekte gjithë kombin e gjithë shoqërinë tonë”, tha më tej ai.