Arbëreshët në Kalabri të Italisë kanë shënuar me krenari Ditën e Flamurit Arbëresh, një festë simbolike që përkujton lidhjen e pandërprerë të këtij komuniteti me rrënjët shqiptare, gjuhën, traditën dhe identitetin kombëtar.
Ngjarja është zhvilluar në një atmosferë festive, me flamurin kuqezi që valon nëpër sheshe e institucione kulturore, ndërsa fëmijë dhe të rritur të veshur me kostume tradicionale arbëreshe kanë parakaluar me krenari në qendrat e komunave arbëreshe të Kalabrisë.
Televizioni Arbëria është duke sjellë pamje ekskluzive nga vendngjarja, duke transmetuar për publikun shqiptar dhe diasporën atmosferën emocionuese që po mbretëron në komunitetet arbëreshe.
Kjo ditë mbetet një dëshmi e gjallë e qëndrueshmërisë kulturore dhe shpirtërore të arbëreshëve, të cilët prej më shumë se 600 vitesh ruajnë me përkushtim identitetin shqiptar në zemër të Italisë. /TV Arbëria