Një person ka raportuar se persona të panjohur dyshohet se i kanë vënë zjarrin dy veturave të një firme private.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 02:12, në Kamenicë.
Tutje bëhet e ditur se zjarrfikësit kanë shuar zjarrin.
“Ankuesi mashkull ka raportuar se persona të panjohur dyshohet se i kanë vënë zjarrin dy veturave të një firme private. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin”, thuhet në raport.
Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport, përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore. /TV Arbëria