Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > DHTIK vizitoi Ambasadën e Kosovës në Austri

DHTIK vizitoi Ambasadën e Kosovës në Austri

Rritja e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes të Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë dhe Ambasadës sonë në Wien ishte temë kryesore e takimit në mes të Kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Skënder Krasniqi dhe Ambasadorit tonë në Austri, Lulzim Pllana.

DHTIK në një komunikatë për media bënë të ditur se në këtë takim ambasadori Pllana e njoftoi Krasniqin me punën e Ambasadës dhe kontributin që është duke e dhënë në lidhjen e bizneseve që janë të interesuara të investojnë në Kosovë, por edhe ata që janë të interesuar të eksportojnë produkte në Austri. /TV Arbëria