18:29 New York
Dark Light

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dështon të nis gjykimi për vrasjen në Balincë të Malishevës, mungoi njëri i akuzuar

Dështon të nis gjykimi për vrasjen në Balincë të Malishevës, mungoi njëri i akuzuar

Për shkak të mungesës së të akuzuarit Arsim Morina, të enjten në Gjykatën Themelore të Gjakovës ka dështuar të nis gjykimi në rastin ku i njëjti bashkë me Xhavit Gashin, Fatmir Gashin, Kastriot Gashin, Asdren Gashin, Naim Gashin, Dardan Krasniqin, Labinot Krasniqin, Qendrim Krasniqin dhe Arsim Morina po akuzohet për vrasje të rëndë në qershor të 2023-ës Balincë të Malishevës.

Mbrojtësi i të akuzuarit Morina, avokati Agron Kryeziu tha se i njëjti ka ardhur në Gjakovë mirëpo në telefon po përgjigjet një person tjetër, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, prokurorja Ardita Beqiraj-Hyseni për këtë tha se është më mirë që gjykata të provojë që të sigurojë prezencën e të pandehurit Arsim Morina, dhe kjo seancë të shtyhet për një datë tjetër.

E mbrojtësi i të akuzuarit Xhavit Gashi, Besnik Berisha tha se duke pasur parasysh faktin se i akuzuari Arsim Morina është në një pikë të përbashkët të dispozitivit me Labinot, Dardan dhe Qendrim Krasniqi, i akuzuar si bashkëkryerës, është më mirë të sot të veçohet procedura dhe të mbahet shqyrtimi, e që sipas tij, të mbahet për të pandehurit që i kanë dispozitivët e veçantë.

Trupi gjykues vendosi që për seancën e radhës të lëshohet urdhër-arrest ndaj akuzuarit Morina dhe i njëjti të sillet me forcë në gjykatore.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë më 28 qershor 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Xhavit Gashi, Fatmir Gashi, Kastriot Gashi, Asdren Gashi, Naim Gashi, Dardan Krasniqi, Labinot Krasniqi, Qendrim Krasniqi dhe Arsim Morina.

Në pikën e parë të aktakuzës, Xhavit Gashi akuzohet se më 31 gusht 2023 rreth orës 13:30 në fshatin Balincë, Komuna Malishevë, me dashje ka privuar nga jeta viktimën Sh.K, dhe ka vënë në rrezik jetën e personave të tjerë, ashtu që pas një fjalosjeje dhe sulmi që ka ndodhur po atë ditë ndërmjet të ndjerit Sh.K dhe vëllezërve të tij Labinot, Dardan dhe Qendrim Krasniqi dhe Arsim Morina nga njëra anë, me vëllaun e të pandehurit Xhavit, Tafil Gashi nga ana tjetër, rreth shitblerjes së druve, kur njoftohet për rastin i pandehuri Xhavit, së bashku me vëllezërit e tij Kastrioti, Asdreni e bashkë me ta edhe Fatmiri dhe Naim Gashi, shkojnë tek shtëpia e vëllaut Tafilit dhe pas bisedës me të, pajisen me armë.

Tutje, në aktakuzë thuhet se, sapo vërejnë automjetin e vëllezërve Krasniqi, të pestit dalin me të shpejtë nga vetura dhe shkojnë në drejtim të vëllezërve Qendrim dhe Dardan, duke shtënë me armë në drejtim të tyre. Aty thuhet se i pandehuri Xhavit vëren se tani i ndjeri Sh.K po i afrohet, gjuan me armë “Zoraki” M-906B disa herë në drejtim të tij dhe e godet në regjionin e majtë të kraharorit pikërisht mushkëri dhe zemër, i cili si pasojë e këtyre plagëve të marra ndërron jetë. Po ashtu me këto të shtëna rrezikon jetën e Qendrim, Dardan, Labinot dhe Arsim Morina, pasi që të gjithë ndodheshin afër të ndjerit.

Me këtë ngarkohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 par.1 nënpar. 1.5 të KPRK.

Në pikën e dytë të aktakuzës, Xhavit Gashi akuzohet se nga data e pavërtetuar deri më 31 gusht 2023, në fshatin Balincë të Malishevës, ka mbajtur në posedim armën e tipit pistoletë “Zoraki” M-906B me nr.serik 1218, të cilën e ka përdorur si ne dispozitiv numër I, me pastaj e njëjta armë është sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor.

Me këtë ai ngarkohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Në dispozitivin e tretë të aktakuzës, Xhavit, Fatmir, Kastriot, Asdren dhe Naim Gashi, akuzohen se më 31 gusht 2023 rreth orës 13:30, në fshatin Balincë, , me dashje dhe në bashkëveprim kanë tentuar që t’i privojnë nga jeta të dëmtuarit Dardan dhe Qendrim Krasniqi, që të dy nga fshati Bubavec, Komuna Malishevë, në atë mënyrë që ditën kritike si shkak i një fjalosjeje dhe përleshje në mes të tani të ndjerit Sh. dhe vëllezërve të tij, Labinot, Dardan dhe Qendrim Krasniqi, dhe Arsim Morina nga njëra anë, me vëllaun e të pandehurit Xhavit, dhe Tafil Gashi në anën tjetër, rreth shitblerjes së druve, të cilat dru i kishin sjellur Sh. me vëllezërit e tij tek shtëpia e të pandehurit Xhavit.

Me tej në aktakuzë thuhet se të pandehurit dalin me të shpejtë nga vetura dhe shkojnë në drejtim të vëllezërve Qendrim dhe Dardan si në dispozitiv të pikës I të kësaj aktakuze, fillimisht predha e armës kishte goditur xhamin e parë të veturës, e gjatë daljes nga vetura i dëmtuari Dardan me të vendosur dorën e djathtë në veturë goditet me plumb në gishtat e po kësaj dore.

Me këto veprime, në bashkëkryerje akuzohen se kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 173 par.1 nenpar.1.5 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së.

Në dispozitivin e katërt, Kastriot Gashi akuzohet se nga data e pavërtetuar deri më 31 gusht 2023, në fshatin Balincë ka mbajtur në posedim armën e tipit pistoletë 6-she, të cilën e ka përdorur duke shtënë në drejtim të të dëmtarit Krasniqi, e cila armë sipas të pandehurit pas kryerjes së veprës është hedhur në një lumë në fshatin ku jeton.

Me këtë, ai ngarkohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Po ashtu, edhe Asdren Gashi akuzohet se nga data e pavërtetuar deri më 31 gusht 2023, në fshatin Balincë ka mbajtur në posedim armën e tipit “Zoraki” të cilën e ka përdor për të kryer veprën si në piken III të dispozitivit të akuzës, të cilën armë e ka dorëzuar me datë e lartcekur pas prezantimit të video-incizimit të nxjerrë nga AKF, ku i njëjti shihet me armë në dorë.

Me këtë, i lartcekuri ngarkohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 te KPRK-së.

Sipas dispozitivit të gjashtë, Naim Gashi, më 31 gusht 2023, në fshatin Balincë, Komuna Malishevë, merr pjesë në rrahje që rezulton me vdekjen e tani të ndjerit Sh.K, i pandehuri Naim si djal i axhës së të pandehurëve Gashi, se bashku shkojnë në vendin e lartcekur dhe me tu takuar me Dardan dhe Qendrim Krasniqin, dalin nga vetura dhe pas gjuajtjeve me armë nga të pandehurit Gashi të përshkruar si në pikën III të dispozitivit, menjëherë fillon sulmi në mes të vëllezëreve Krasniqi nga njëra ane dhe vëllezëreve Gashi së bashku me ta edhe i pandehuri Naim nga ana tjetër, ku gjatë kësaj rrahje i pandehuri Xhavit me armë – pistoletë e privon nga jeta tani të ndjerin Sh.

Me këtë, i lartcekuri ngarkohet se ka kryer veprën penale “pjesëmarrje në rrahje” nga neni 187 par.1 te KPRK-së.

Në dispozitivin e shtatë, të pandehurit Dardan, Qendrim Krasniqi dhe Arsim Morina, me datë kohë dhe vendin e njëjtë, si në pikën I të dispozitivit të kësaj aktakuze, me dashje dhe në bashkëveprim i’u shkaktojnë lendime të lehta trupore të dëmtuarëve Xhavit, Asdren, Fatmir, dhe Kastriot Gashi, ku gjatë përleshjes së përshkruar si në pikën I dhe III të aktakuzës, të pandehurit i’u shkaktojnë lëndime të dëmtuarëve.

Me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 par.1 nënpar. 1.4 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.