Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Dështimi i radhës, Bajrami: S’po kemi më çka të themi

​Dështimi i radhës, Bajrami: S’po kemi më çka të themi

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, pas dështimit për herë të 15-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka thënë s’po kanë më çka të thonë. Sipas saj, pa dëshirën e tyre, janë bërë “aktorë të serialit më të padëshirueshëm politik në Kosovë”.

“S’po kemi më as çka me thënë. Është e 15-ta herë dhe na vjen keq që pa dashjen tonë jemi bërë aktorë të serialit më të padëshirueshëm politik në Kosovë”, tha ajo.

Përkitazi me këtë, Bajrami tha se shpreson që të gjitha partitë parlamentare të jenë prezentë në takimin e ftuar të enjten nga presidentja Vjosa Osmani, në përpjekje për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Ajo tha se situata politike në Kosovë s’ka alternativë tjetër për të dalë nga kjo situatë, përveç propozimit të LDK-së për qeveri tranzitore.

Sipas saj, shumicën parlamentare aktualisht se kanë as Lëvizja Vetëvendosje dhe as partitë që deri tani kanë qenë në opozitë.

“Situata politike në Kosovë s’ka ndonjë alternativë tjetër për të dalë nga kjo situatë. As Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni i tyre si kanë votat dhe ne kemi pranuar që as partitë e deridjeshme opozitare nuk i kanë numrat. Për të ecur përpara kjo është alternativa që kemi vendosur mbi tavolinë. Shpresoj që partitë politike të jenë prezentë në takimin e ftuar nga presidentja dhe nëse janë kundër propozimit tonë atëherë ata duhet të lëvizin”, thekson ajo./KosovaPress