Analisti Afrim Kasolli duke komentuar ndërprerjen e seancës së sotme konstituive, e cila erdhi pas dështimit të votimit të raportit të Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve, ka thënë se partia në pushtet në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje e hodhi topin te presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Në mënyrë të quditshme partia në pushtet që rezultoi deputeti më i vjetër të ishte nga partia në pushtet, e hodhi topin te presidentja e Kosovës. Se si do të veprojë ajo tash nuk mund ta dimë.
Për sa ekziston që mbahen në mend zgjedhjet në Republikën e Kosovës, prej se është çliruar Kosova dhe është shpallur pavarësia, kjo është hera e parë që në këtë mënyrë bllokohet krijimi i organeve të dala nga zgjedhjet”, tha Kasolli në emisionin “ARB DEBAT” në TV ARBËRIA.