09:35 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Dënohen me burgim të përjetshëm vëllezërit Vllasaliu për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

Dënohen me burgim të përjetshëm vëllezërit Vllasaliu për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

Vëllezërit Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, të akuzuar për rastin e vrasjes së biznesmenit Bedri Rexhepi, në seancën e sotme në Gjykatën e Prishtinës janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Vëllezërit Vllasaliu nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, departamenti për Krime të Rënda, akuzohen për veprat penale në bashkëkryerje si në vijim:

“Vrasje e Rëndë”, e paraparë me nenin 173, paragrafi 1, pika 1.6 dhe 1.4

Nexhat dhe Jeton Vllasaliu, akuzohen se nga 9 janar 2021 deri më 8 prill 2021, në bashkëkryerje kishin filluar planifikimin për të privuar nga jeta të dëmtuarin Bedri Rexhepi, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore.