Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Deliu-Kodra për Albulena Haxhiun: Katër vjet ministre pa integritet, nuk është kryetarja që i duhet Kuvendit të Kosovës

Deliu-Kodra për Albulena Haxhiun: Katër vjet ministre pa integritet, nuk është kryetarja që i duhet Kuvendit të Kosovës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka thënë se nuk do ta votojë kandidaten për kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Kodra-Deliu në Facebook ka shkruar se Haxhiu ka katër vjet në krye të drejtësisë, mirëpo siç tha ajo “pa i shërbyer drejtësisë’.

Ajo po ashtu u shpreh se është një ministre që ka shkelur Kushtetutën disa herë.

“Katër vjet ministre — pa integritet profesional, pa vizion bashkues. Një ministre që ka shkelur Kushtetutën disa herë. Që ka dëmtuar financiarisht mbrojtjen e UÇK-së. Që ka humbur e djegur provat e rastit Dehari. Që ka përçarë në vend se të bashkojë. Kjo nuk është kryetarja që i duhet Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Deliu-Kodra.