Në këtë takim me rëndësi për pushtetin lokal në Evropë, delegacioni nga Kosova që po përfaqëson pushtetin lokal të Republikës së Kosovës në punimet e Kongresit të Këshillit të Evropës, po marrin pjesë në shumë seanca dhe punime të Kongresit.
Delegacioni i pushtetit lokal të Republikës së Kosovës do të merr pjesë në punimet e seancave si: Lokalizimi i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs), Qëndrueshmëria e qyteteve dhe rajoneve përballë krizave të shumta e Strategjitë rajonale për mbrojtjen e mjedisit.
Poashtu delegacioni ynë do të marrë pjesë edhe në përgatitjet për Konferencën: E ardhmja e Këshillit të Evropës – Kontributi i Kongresit në Samitin e Kryetarëve të Shteteve.
Në punimet e Kongresit të janë paraqitur me deklarata të tyre z.Tiny Kox – President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe znj.Síofra O’Leary, Presidente e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Asociacioni i Komunave të Kosovës është anëtar vëzhgues i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës me seli në Strasburg dhe përfaqëson pushtetin lokal të Republikës së Kosovës në këtë Kongres.
/TV Arbëria