Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka kërkuar konsultim me përfaqësuesit e partive politike.
Dehari e ka kërkuar këtë konsultë për të diskutuar se si do të procedohet tutje me seancën konstituive të Kuvendit.
Ai ka thënë se kjo po bëhet që të mos ketë ndonjë shkelje procedurale.
“Në sallë janë 118 pjesëmarrës, mund të procedohet tutj Më 15 prill 2025 për shkak të një akti të paprecedentë përmes të cilit deputetët nuk e votuan raportimin e komisionit si drejtues i seancës konstituive, jam detyruar që me një letër t’i drejtohem presidentes së Republikës zonjës, Vjosa Osmani. Letra që na ka ardhur ka dhënë sqarime në një aspekt. Ajo kërkon nga deputetët që të gjejnë vullnet, forcë dhe mirëkuptim që mos ta bllokojnë situatën në kuvend. Për këtë arsye ka nevojë që së bashku t’i thërras përfaqësuesit e partive politike që të konsultohemi se si të vazhdojmë tutje”, tha Dehari.
Ftesën e Deharit e kanë refuzuar partitë opozitare të cilat kanë thënë se kryesuesi nuk e ka këtë mandat.
Deputetja, Daorsa Kica-Xhelili ka thënë se është e paprecedentë thirrja e kryesuesit të Kuvendit për të diskutuar me partitë politike.