Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Deçan: Rrahje masive, lëndohen tre persona

Deçan: Rrahje masive, lëndohen tre persona

Tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi ishin sulmuar fizikisht nga tre persona të tjerë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:30 në rrugën “Haki Povataj”, në Deçan.

Tutje bëhet e ditur se njëri nga viktimat është dërguar në tretman mjekësorë, ndërsa dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje.

“Tre viktima meshkuj të Kosovës kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishin sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj. Njëri nga viktimat është dërguar në tretman mjekësorë, ndërsa dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

/TV Arbëria