Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dardan Krasniqi: Haxhiu do të duhej të këmbëngulë për të qene kryekuvendare sepse pushteti i saj buron nga vota, jo nga pazari i homologimeve, terminalëve, valës, postës e buxhetit!

Dardan Krasniqi: Haxhiu do të duhej të këmbëngulë për të qene kryekuvendare sepse pushteti i saj buron nga vota, jo nga pazari i homologimeve, terminalëve, valës, postës e buxhetit!

Deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu as në seancën e sotme nuk i mori votat e nevojshme për tu bërë kryaterae e Kuvendit të Kosovës.

Madje partitë opozitare kanë deklaruar se të njëjtën nuk do ta votojnë asnjëherë për kryekuvendare.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kunati i saj, Dardan Krasniqi i cili ka thënë  se të njëjtën “me asnjë shkronjë, fjalë e mjet nuk mund ta mundeni e të ja luftoni protagonizmin e saj Politik”.

Sipas tij, Haxhiu mbetet mbetët gruaja që asnjë dëmë vet e me fis kurrë dhe asnjëherë nuk ja ka bërë vendit e kombit.

“Lena mbi të gjitha mbetët e papërbaltshme, mbetët gruaja që asnjë dëmë vet e me fis kurrë dhe asnjëherë nuk ja ka bërë vendit e kombit, dhe mbetët thesar kundër gjithë atyre që e kanë lëshuar gjuhën thellë, keq e turpshëm nga inati!  Inati i çon njerëzitë ngadal drejt helmimit të qenies së tyre! Disa politikanë jeta i ka mbështet për muri nuk ju vlejnë më fjalët e burrit sepse kanë thy çdo besë që e kanë dhënë! Ata duhët reflektuar për të mirën e vetës, familjës dhe shoqërisë! Nuk ka askush nëvojë për mbështetjën time e aq më pak Lena, sepse ajo as nuk ka shitë e as nuk ka blerë as nuk ka privatizuar dhe as nuk e ka mbështetë privatizimin, as nuk ka bërë gjykatë speciale dhe as zajednicë! Nuk ka keqqeverisur e nuk ka bërë tendere e as favore, Rrugëtimi i saj në qeverisje mund të mos ketë rezultatet e pritshme për qytetarët por jo për politikanët që kanë patur pushtet e kanë abuzuar”, tha Krasniqi në reagimin e tij.

Më tej theksoi se Albulena Haxhiu do të duhej të këmbëngulë për të qene Kryekuvendare sepse pushteti i saj buron nga vota, buron nga e vërteta, buron nga dilegjenca e saj! Jo nga pazari i homologimëve, terminalëve, valës, postës e buxhetit!

“E kuptojë shumë mirë thënjën: ëhen a man assumes a public trust, he should consider himself as a public property! Prandaj, në politikë paguan shumë çmime por Lena kurrë dhe asnjëherë çmimin e asaj që tashmë shumë nga ju jeni sinonim i keq i çdo pozicioni! Për shkak të protagonizmit të madh të saj politik nuk mund ta mundeni e as ta gjynjëzoni! Lena tashmë duhët të këmbëngulë për të qene Kryekuvendare sepse pushteti i saj buron nga vota, buron nga e vërteta, buron nga dilegjenca e saj! Jo nga pazari i homologimëve, terminalëve, valës, postës e buxhetit!  Arsyeja shpeshë bënë gabime, por ndërgjegja nuk e bënë kurrë! I sinqerti e thotë të vërterën çdo herë, i menquri verëm atëherë kur duhët! Krejt që më njohin e dinë sa objektiv, parimor, kritikë dhe i arsyeshëm jam! Kunati!”, tha tutje ai.