Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > Ç’shkakton zvarritja aktuale politike?

Ç’shkakton zvarritja aktuale politike?

Nga Agron Hoti

1. E zhbën shtetin e Kosovës, sepse shteti pa institucione thjeshtë s’ekziston. S’ka organizime në botë qofshin ato edhe fisnore, monarkike apo edhe shtetërore që do të mund të funksiononin pa organizim institucional. E pa institucione s’ka zhvillim, s’ka ekonomi, s’ka investime; e pa këto ka vetëm paperspektivë totale dhe shpopullim të Kosovës në përputhje me ëndrrat serbe e ruse për një Kosovë me sa më pak nëse fare shqiptarë;

2. E rrit pazarin e Samoupravnicës (autonomisë) për serbët e veriut të nënshkruar në Ohër, sepse sa më gjatë që serbët e veriut ngelen të papërfshirë në jetën politike në veri, aq më me ngulm Perëndimi do të na kërkojë themelimin e Samoupravnicës. Trazirat e e vitit 2004 na e sollën eksterritorialitetin e kishave ortodokse dhe Asociacionin (Zajednicën). Duke e refuzuar themelimin e Zajdnicës, ajo na u rrit dhe na u bë Samoupravnicë që zgjeroi me letra edhe më shumë territorin e kishave serbe. Kjo mund t’i shtyjë serbët ta bëjnë vetë Samoupravnicën me mbështetje të Perëndimit dhe ne të ngelemi me gishta në gojë. Sa më gjatë që i ikim dialogut me Serbi, aq më shumë do të ngelemi të bllokuar ndërkombëtarisht dhe nuk do të na hiqen sanksionet perëndimore.

3. Kjo krizë vetëm sa ia zgjat jetën Gjykatës Speciale, pa mbylljen e së cilës nuk do të pastrohemi para botës që s’kemi bërë krime lufte. E pa u mbyllur Gjykata Speciale nuk do të zhbllokohet konsolidimi ndërkombëtar i Kosovës.