Dje në Kosovë është zhvilluar procesi zgjedhor.
Nga ora 07:00 deri në ora 19:00 qytetarët kanë pasur mundësi të votimit e zgjedhjes së kë duan të shohin në krye të institucioneve për katër vitet e ardhshme.
Pas përfundimit të këtij procesi tashmë në kuadër të Komisionit Qendror Zgjedhor është duke vazhduar numërimi i votave.
Deri më tani numërimi i tyre ka arritur në 93 për qind, ku Lëvizja Vetëvendosej ka një përqindje prej 41 për qind, PDK 22.46%, LDK 17.66 % dhe AAK-Nisma 7.51%.
Por në lidhje me këtë proces si dhe radhitjen e VV-së në krye të kësaj liste nuk pat nga ndërkombëtarët.
E në lidhje me këtë ka reaguar edhe njohësi Ehat Miftaraj.
Miftaraj tha se ende nuk pati asnjë urim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Brukseli, Berlini, Parisi, Londra apo Roma për zgjedhjet në Kosovë.
“Ende as edhe një urim nga Uashingtoni, Brukseli, Berlini, Parisi, Londra apo Roma per zgjedhjet ne Kosove! Apo ka pasur urime, por unë nuk i kam pare??”,deklaroi ai.
Ndryshe mbrëmë rreth orës 00:00, kreu i VV-së Albin Kurti veçse shpalli fitoren e Vetëvendosjes anipse përqindja që i duhet për formimin e Qeverisë së re të Kosovës nuk është arritur ende.
Ndryshe Albin Kurti si kreu i Qeverisë së Kosovës pati kohë pas kohe “telashe” edhe me ndërkombëtarët. Marrëdhëniet jo të mira me SHBA-të së fundi i bëri të ditura edhe emisari amerikan, Richard Grenell.
E nga Bashkimi Evropian Kosova vazhdon të jetë e sanksionuar. Nuk dihet nëse këto marrëdhënie do përmirësohen, apo situata do vazhdojë të jetë po e njëjta.
Rezultatet preliminare për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë krijojnë paqartësi për përbërjen e re në Kuvend, por edhe të ekzekutivit të ri, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike.
Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka marrë më së shumti vota.
Kjo parti ka fituar rreth 41 për qind të votave, duke mos arritur të përsërisë suksesin e zgjedhjeve të vitit 2021, kur mori mbi 50 për qind të votave.
Rezultati përfundimtar i votimeve do të përcaktojë përbërjen e re të Kuvendit me 120 ulëse, ndërkaq deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re.
Komunitetet joshumicë kanë 20 ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës. Prej tyre, dhjetë ulëse janë të garantuara për komunitetin serb.