Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Bytyqi për ish krerët e UÇK’së në Hagë: Më meritorët për lirinë e pavarësinë e Kosovës

Bytyqi për ish krerët e UÇK’së në Hagë: Më meritorët për lirinë e pavarësinë e Kosovës

Gazetari Nuhi Bytyqi njëherit dëshmitarë në Gjykatën Speciale në Hagë në rastin “Thaçi dhe të tjerët” ka deklaruar se nuk ishte e lehtë të ishte pjesëmarrës në siç e quajti ai proces maratonik.

Mes tjerash, Bytyqi tha se ish krerët e UÇK’së janë më meritorët për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Nuk ishte lehtë të dëshmoj në këtë proces maratonik i cili padrejtësisht është orientuar kundër ish drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish themeluesve të shtetit të Kosovës, njerzit më meritorë për lirnë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha Bytyqi në emisionin “ARB DEBAT” në Tv Arbëria.

 

“Si gazetarë në zonat e luftës unë asnjë moment nuk kam pa që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë ndonjë masakër, ndonjë krim ndaj civilëve serbë, por ka luftuar në mënyrë frontale kundër forcave policore dhe ushtarake serbe”.

 

“Luftë më të pastërt se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës siç thonë edhe shumë historian, publicist, politikanë e diplomatë ndërkombëtarë nuk ka pasë, po të mos ishte e tillë nuk do ta kishim mbështetjen e faktorit ndërkombëtarë”.

 

“Ti shohësh në bankën e të akuzuarve ata që kanë luftuar për liri dhe ata që kanë shpallur pavarësinë e që kanë ndërtu shtetin e Kosovës, ishte një ndjenjë shumë e keqe”.

 

“Serbia në bashkëpunim me Rusinë ia kanë arritë qëllimin që këta ish drejtues të UÇK’së ti qesin para bankës së zezë”.

 

“Nuk mund të lejojmë që përmes disa akuzave të fabrikuara të na njolloset lufta e drejt e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.