Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Bytyqi: I bindur që VV’ja as nesër nuk do të arrijë ta zgjedhë kryekuvendarin

Bytyqi: I bindur që VV’ja as nesër nuk do të arrijë ta zgjedhë kryekuvendarin

Gazetari Jusuf Bytyqi është shprehur i bindur se Lëvizja Vetëvendosje as në seancën e nesërme nuk do të mund ta zgjedhë kryeparlamentare, kandidaten Albulena Haxhiu.

Kjo pasi sipas Bytyqit te partitë opzitare ka një indisponim për ta votuar Haxhiun,

“Partia fituese Lëvizja Vetëvendosjenesër do ta ketë provën e shtatë nëse do të mund të arrijë, ndërsa unë jam i bindur që nuk do të arrijë as nesër ta zgjedhë kryekuvendarin nesë në fakt nuk heq dorë nga kjo kandidaturë e cila siç duket te shumica absolute e deputetëve të parive aktualisht, kanë indisponim që ta zgjedhin një të tillë ngase e konsiderojnë se është njëra nga ministret që më së shumti ka bërë shkelje të ligjeve apo vendimeve të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha Bytyqi në emisionin “N’PULT” në Tv Arbëria.