Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Busi, vendi i dhimbjes dhe atdhedashurisë – sonte N’VOTËR ME VALIN

Busi, vendi i dhimbjes dhe atdhedashurisë – sonte N’VOTËR ME VALIN

Sonte, nga ora 19:00 në emisionin “N’VOTËR ME VALIN”, do të ndiqni një rrëfim të jashtëzakonshëm që prek zemrat e të gjithëve: një burrë që tash e 27 vjet nuk ka arritur ta gjejë vëllain e tij të zhdukur.

Në këtë episod të veçantë, zbulojmë dhimbjen, shpresën dhe qëndrueshmërinë e një familjeje që nuk ka reshtur së kërkuari të vërtetën.

Një tregim që na kujton plagët e së kaluarës, por edhe forcën që buron nga dashuria familjare dhe shpresa.

E gjithë kjo histori zhvillohet në një vend të veçantë – fshati Busi, një nga zonat më të pasura me tradita, natyrë të mrekullueshme dhe njerëz të jashtëzakonshëm. Busi nuk njihet vetëm për peizazhet e tij të gjelbërta dhe ajrin e pastër, por për banorët e tij atdhedashës, që ruajnë me krenari rrënjët dhe historinë e tyre.

Në këtë episod, mësoni më shumë për jetën në Busi, për vlerat që mbahen gjallë brez pas brezi, dhe për një rrëfim që nuk duhet humbur.

“N’VOTËR ME VALIN”, sonte nga ora 19:00.