Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Burjani: Albin Kurti ka 15 ditë për të formuar Qeverinë e re

Burjani: Albin Kurti ka 15 ditë për të formuar Qeverinë e re

Procesi zgjedhor i 9 shkurtit ende nuk ka përfunduar. Por, nuk dihet akoma se cila parti mund të formojë Qeverinë e Kosovës, sepse asnjëra parti në këto zgjedhje nuk ka marrë vota që të ketë shumicën parlamentare.

Analisti Blerim Burjani tha për TV Arbëria se janë krijuar dy precedenca, që nuk mund të kalojë mandati tek partia e dytë, edhe pse para 4 vitesh ishte lejuar që të kalojë tek i dyti.

“Dy palët kanë obligim kushtetues sipas nenit 70 të Kushtetutës, duhet të bashkëpunojnë për të krijuar institucionet, për të krijuar mirëqenien sociale dhe ekonomike, dhe bojkoti është antikushtetues. Kjo ka ndodhur në vitin 2014, por si pozita ashtu dhe opozita kanë fituar vota dhe duhet të gjejnë zgjidhje. Albin Kurti duhet të lejohet të komunikojë me ta, sepse nuk mund të krijojë vetë institucionet e Qeverisë”, u shpreh Burjani.

Sipas Burjanit, nuk duhet të shpresojnë shumë në votat e diasporës, “sepse nuk është numri i madh i daljes dhe që nuk do të bëjnë ndonjë ndryshim. Thuhet se rreth 23 mijë votues kanë votuar, pastaj kemi edhe votat me kusht, sepse ende nuk dihet saktësisht dhe nuk dihet mirë kush janë deputetët”, ka thënë ai.

“Koalicioni fitues i udhëhequr nga kryeministri aktual Albin Kurti, nuk ka numrat dhe duhet të bashkëpunojë me njërën prej partive opozitare për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe për të vazhduar me punët që kanë parapa në programet e tyre politike”, ka thënë tutje analisti. /TV Arbëria