Kosova tashmë dihet se ka potencial për turizëm, kjo meqë shumë turistë nga vendet e ndryshme të botës, frekuentojnë bukuritë natyrore që i posedon vendi ynë.
Kosova, tash e dy ditë, është duke marrë pjesë në një panair madhështor, i organizuar nga Arabia Saudite në bashkëpunim me komunën e Jeddah.
I riu nga Kosova Aid Musliu, i cili është duke e promovuar sektorin e turizmit në këtë panair, ka thënë, se mbi 40 shtetas po e vizitojnë kabinën e Kosovës, ku njoftohen për bukuritë që ka Kosova, si dhe ka shtuar se mbi 38 shtete janë pjesëmarrëse në këtë panair.
“Prej me shumë se 40 shtetasve të huaj po e vizitojnë kabinën e Kosovës, janë mbi 38 shtete që po marrin pjesë për turizëm, e ka organizu shteti i Saudisë me komunen e Jeddah”, shtoi Musliu.
Ky është panairi i parë që Kosova është pjesë e saj në Arabinë Saudite.
/TV Arbëria