Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga PDK’ja, Shukri Buja I ftuar në emisionin n’Pult ka thënë se me kërkesë të qytetarëve dhe strukturave të PDK’së ka hyrë përsëri në garë për kryetar të Komunës së Lipjanit.
Madje sipas tij, është formuar opinioni se ai është i vetmi që mund ta sfidojë pushtetin aktual në këtë komunë.
“Qytetarët e shumtë dhe anëtarët e partisë, strukturat e partisë tërë kohën më pyesnin pse nuk po kandidojë. Ma thonin se jam i vetmi i cili mund ta sfidojë kryetarin Ahmeti dhe realisht ngadalë u formu opinion se jam i vetmi i cili mund ta sfidojë dhe ta ndryshojë pushtetin në Lipjan dhe strukturat e partisë me insistimin e tyre më kanë ftuar që të angazhohem në Partinë Demokratike’, tha më tej Buja.