Bekim Brestovci, drejtor i Shërbimeve Publike në kryeqytet, në Arb Debat me Rid Berishën ka folur për ndalesën e autobusëve që vijnë nga Podujeva për të hyrë në qendër të Prishtinës.
Ai ka thënë se këta autobusë kanë qenë një brengë e madhe për kryeqytetin.
Ai ka theksuar se mbi 80 autobusë nga Podujeva futen çdo ditë në kryeqytet.
“Autobusët nga Podujeva kanë qenë një brengë e madhe për gjithë kryeqytetin, sidomos për atë pjesë që jeton në zonën e Xhamisë së Llapit, sepse paramendojeni – janë mbi 80 autobusë që futen brenda një dite nga Podujeva në Prishtinë. Të gjithë këta autobusë kanë lëvizur pa të drejtë në pjesën urbane që është e dedikuar për trafikun urban,” ka thënë Brestovci.
Tutje, drejtori i Shërbimeve Publike shton se këta autobusë kanë krijuar një tollovi të madhe, duke theksuar se vendimi i komunës për ndalesën ka qenë shumë efikas dhe, sipas tij, ka liruar në masë të madhe kryeqytetin.