Fundjava ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh në pikën kufitare në Morinë, si pasojë e rritjes së temperaturave dhe nisjes së pushimeve verore.
Shumë qytetarë kanë zgjedhur të kalojnë kufirin për të pushuar në bregdetin shqiptar.
Falë marrëveshjes për lëvizjen e lirë, është shmangur krijimi i radhëve të gjata në kufi, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e qytetarëve.
Në kufirin Morinë–Vërmicë janë hapur gjithsej 8 sportele në hyrje dhe 8 në dalje, duke mundësuar një proces të shpejtë kalimi. Njëkohësisht, kontrollet janë intensifikuar për të evidentuar rastet e mundshme të kalimeve të paligjshme.
Të dhënat për 24 orët e fundit: Hyrje në Shqipëri: 14,976 shtetas me 4,546 automjete dhe 87 autobusë. Dalje nga Shqipëria: 12,811 shtetas me 4,050 automjete./tch/