Bogujevci: Pavarësia është historia jonë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci në seancën solemne të kuvendi për nder të 15-vjetorit të pavarësisë, ka thënë se pavarësia është historia e Kosovës.
Nga radhët e Vetëvendosjes, Bogujevci tha po ashtu se lirinë e mbërrijnë ata popuj që luftojnë për të, demokracinë e kanë ato shoqëri që rezistojnë për të dhe pavarësia është thelbi i këtyre dy përpjekjeve madhore.
Bogujevci: Pavarësia jonë është historia jonë
“Lirinë e mbërrijnë ata popuj që luftojnë për të, demokracinë e kanë ato shoqëri që rezistojnë për të dhe Pavarësia jonë është thelbi i këtyre dy përpjekjeve madhore. Pavarësia jonë është historia jonë. Sot është dita t’i nderojmë ata që i palosën ëndrrat e veta për fatin kolektiv dhe ranë për t’u bërë yje që ndriçojnë rrugën tonë sot. Na takoni të gjithëve, dëshmitarët që t’ua themi qartë fëmijëve tanë se për atdheun dashuria është pa kushte, dhe shërbimi pa interes”, theksoi ajo. /TV Arbëria/