Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, përmes profilit të saj në Facebook ka reaguar ndaj fyerjeve dhe sulmeve kundër deputetes Ganimete Musliu.
“Ta papranueshme sulmet e orekestruara ndaj koleges sime Ganimete Musliu. E frikshme kjo vërsulje e militantëve ndaj Ganes. Kjo mendësi e racizmit kulturor nuk kalon, ashtu siç nuk kalon heshtja e Vetëvendosjes ndaj kësaj turme linquesish”, ka shkruar ajo.
Deliu ka pyetur se ku janë feministet e VV-së?
“A e mbrojnë ato një grua, kur ajo sulmohet brutalisht nga burrat e tyre?”, ka shkruar ajo.
/TV Arbëria