Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Biografia skandaloze e Presidencës për Jakup Krasniqin, reagon ashpër vajza e tij

Biografia skandaloze e Presidencës për Jakup Krasniqin, reagon ashpër vajza e tij

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, historiani dhe politikani, Jakup Krasniqi është prezantuar si i akuzuar për krime lufte në biografinë zyrtare të tij në uebfaqen e Zyrës së Presidentit.

Pas kësaj, ka reaguar vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, e cila përmes një postimi në facebook ka bërë një reagim të ashpër, duke ia përmendur presidentes Osmani edhe ndërhyrjet kirurgjike për dobësim.

“Besoj se bukuria e njeriut rrjedh nga brenda ashtu sic besoj qe shpirtin e shemtuar nuk e zbukuron dot as me stoli, as me intervenime kirurgjike per dobesim e as me rroba firmato”, ka shkruar ajo në facebook.

Jakup Krasniqi bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin u arrestuan në fund të vitit 2020. Ata akuzohen për krime lufte.

Gjatë kohës së luftës, Krasniqi shërbeu si zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.