Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Besëlidhja e Lezhës bashkon shqiptarët e të gjitha trojeve

Besëlidhja e Lezhës bashkon shqiptarët e të gjitha trojeve

Përfaqësues të të gjitha trevave shqiptare u bashkuan sot për të shënuar 581 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, shkruan TV Arbëria.

Pavarësisht të reshurave të shumta të shiut, ato nuk e ndalën festën e aktivitetin e ansambleve të ndryshme të valleve që performonin në sheshin e Lezhes.

Pjesëmarrëse në këtë manifestim ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila në fjalën e saj tha se, amanetin dhe përkshtimin e heroit Gjergj Kastrioti – Skenderbeut mund ta qojmë deri në fund vetëm duke dëshmuar se të bashkuar do të mund t’i mposhtim të gjitha sfidat.

Derisa kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, u shpreh se “shqiptarët dinë të bashkohen në momentet më të vështira dhe të rëndësishme për interesat shqiptare”.

Të pranishëm në këtë manifestim  ishin edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani,  Ali Ahmeti nga BDI, Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e shumë personalitete të tjera nga të gjitha trojet shqiptare./TV Arbëria./