Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha tha se e vetmja shpresë për të dalur nga kjo bllokadë është përgjigja e Gjykatës Kushtetuese apo një ftesë tjetër nga presidentja e vendit.
Berisha refuzoi të komentojë rreth krytarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj duke thënë se ka konsideratë, pasi ky i fundit ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ndoshta e vetmja shpresë ka mbetur tek Gjykata Kushtetuese ose tek një ftesë tjetër e partive politike që ish dashur të ndodhte nga presidentja. U bë e 24 herë që po vijmë këtu, më vjen keq edhe prej qytetarëve dhe të tjerëve që po rrijnë nën presion, nuk kemi mundur te vijmë tek një zgjedhje. Si duket neve veç na kanë qëndruar gati ambasadat se kurrë këta politikanë, apo ne si politikanë nuk kemi mundur t’i japim orientim momenteve politike asnjëherë, por vetëm na kanë qëndruar gati. Është për të ardhur keq, ndihem keq si deputetë e përfaqësues për të mos pasur mundësi apo zotësi të mbledhen shqiptarët, njerëzit e deleguar ta sjellin porosinë e qytetarëve në Kuvend të Kosovës. Problemi më i madh është nuk kemi as fjalë as të flasim në kuvend për të gjetur zgjedhje”, tha Berisha.
Për deklaratat e Nismës së Limaj do të ishte zgjedhja më e mirë për kryetar të Kuvendit të Kosovës, Berisha tha se janë në fushatë elektorale.
“Këta janë tani në fushatë elektorale, nuk po munden as të merren vesh. Po thonë që është opsioni më i mirë këta partnerët. Nëse janë parterë se nuk po dihet, se as nuk po votojnë as Nisma për ata. Kam thënë që njeriu që e ka të kaluarën e tij UÇK nuk mund të flas keq. Kam konsideratë. Nuk kam asnjë kundërshtim”, u shpreh Berisha.
Ai tregoi se për këtë muaj si deputet ka marrë pagën rreth një mijë e pesëqind euro.
“Kjo paga bazë, po mendojnë disa që jemi ardhur shpesh aty e marrim mëditje grumbullohen aty. Nuk është e vërtetë ajo, e kam një pagë. Pagën normalisht që duhet ta arsyetojmë më veprime, për këta jemi të zgjidhur…Është një mijë e pesëqind euro, pa komisione, aty rritet”, tregoi Berisha.