Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Berisha do gjykohet për korrupsion, avokati: Rrezikon nga 8-12 vjet burg

Berisha do gjykohet për korrupsion, avokati: Rrezikon nga 8-12 vjet burg

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit.

Gjykata e Posaçme vendosi të hënën pas 7 muajsh zvarritje që Sali Berisha te gjykohet për akuzën e korrupsionit të kryer ne bashkëpunim.

Gjyqtarja Flojera Davidhi kaloi për gjykim në themel dosjen “Partizani” duke pranuar kërkesën e SPAK dhe duke rrëzuar pretendimet e avokatëve për pushim të hetimeve.

Pas vendimit të gjyqtares paraprake, pritet që brenda pak ditësh të hidhet shorti për të përcaktuar trupën që do të gjykojë në themel ish-kryeministrin.

Avokati Edmond Petraj i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, u shpreh se me këtë vendim, procesi gjyqësor në ngarkim të Sali Berishës e ka kaluar hapin dhe filtrin e parë për t’u gjykuar dhe dënuar.

Ai theksoi se me akuzën në fjalë, Berisha rrezikon dënim nga 8-12 vjet burg.

“Probabiliteti është se Berisha tashmë e ka kaluar filtrin e parë për t’u dënuar. Kanë hyrë në gjykim të zakonshëm, që do të thotë nuk kemi këtë trup gjykuese. Të gjithë rrezikojnë ata tashmë, por shqyrtimi i themelit do të përcaktojë atë për të cilën mendon Prokuroria e Posaçme. Nisja e procesit nuk mund të vonojë më shumë se 20 ditë. Kjo dosje, për këtë, që është cilësuar si korrupsion pasiv, mendoj se shkon nga 8-12 vjet dhe mund të shkojë dhe deri në 15 vjet”, tha ai.