Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili sipas tij po i shantazhon votuesit e vet, pasi ata nuk ia dhanë besimin e kërkuar në zgjedhjet e 9 shkurtit, respektivisht ‘500 mijë zemra’.
Behrami pas dështimit për të gjashtën herë të Albulena Haxhiut për t’u zgjedhur në krye të Kuvendit, ka thënë se ky është manifestim i inateve, mllefit e arrogancës.