Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bashkëjetoi me një të mitur, arrestohet burri në Gjakovë

Bashkëjetoi me një të mitur, arrestohet burri në Gjakovë

Një burrë është arrestuar dje në Gjakovë, pasi ka bashkëjetuar me një të mitur.

Sipas Policisë, viktima para rreth 4 muajsh është raportuar e zhdukur nga familjarët.

“Më 13.03.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova për shkak se kishte bashkëjetuar me viktimën femër e Kosovës të mitur.. Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit social. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”, ka informuar Policia.

/TV Arbëria