Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bankat në hall nga paratë false

Bankat në hall nga paratë false

Bankat në hall nga paratë false, ‘ProCredit’ raporton mbi 500 euro të deponuara nga klientët.

Rastet e falsifikimit të parasë sërish në rritje.

Kjo dukuri është shumë shqetësuese për numrin e madh të kartëmonedhave false që po futen pothuajse çdo ditë në qarkullim.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një bankë në Prizren, ku dyshohet se janë deponuar mbi 500 euro false.

Një punonjës i kësaj banke e ka raportuar rastin në Polici dhe ka dorëzuar 541.50 euro në kartëmonedha dhe monedha të dyshuara si të falsifikuara.

Ankuesi I dorëzuar në polici monedhat e dyshimta, të cilat ishin evidentuar gjatë procesit të punës në bankë. Shumat përbëheshin nga monedhat metalike 0.50, 1 dhe 2 euro, si dhe nga kartmonedhat 50 dhe 100 euro.

Pas dorëzimit të provave, njësitë policore kanë informuar hetuesin kujdestar, i cili në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe dërgimin e monedhave për ekzaminim të mëtejshëm.

Hetimet janë duke vazhduar dhe autoritetet po punojnë për të identifikuar personat e përfshirë në këtë rast.