Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bajrami: S’kemi votë për Albulena Haxhiun, as askënd tjetër – çmenduri të presësh rezultat ndryshe me veprimin e njëjtë

Bajrami: S’kemi votë për Albulena Haxhiun, as askënd tjetër – çmenduri të presësh rezultat ndryshe me veprimin e njëjtë

Hykmete Bajrami, deputete e zgjedhur e LDK-së, ka thënë se është çmenduri të pritet rezultat i ndryshëm nga situata e njëjtë e provuar disa herë.

Ajo tha se Albulena Haxhiu për disa herë e propozuar ka marrë vetëm 57 vota dhe kështu nuk kalon.

“VV vjen në seancë, i ka vetëm 57 vota dhe pret që opozita të reflektojë. Nuk mund të flas për partitë tjera, folën ata vet. Ne si LDK nuk kemi votë as për Albulena Haxhiun e as për askënd tjetër”, u shpreh Bajrami.