Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bajrami për VV’në: Për katër vjet, taksat e qytetarëve i shpenzuan për lluks dhe blerje të votave

Bajrami për VV’në: Për katër vjet, taksat e qytetarëve i shpenzuan për lluks dhe blerje të votave

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se qytetarët sot nuk e kanë luksin të mendojnë për origjinën e produktit por vetëm për çmimin.

“Partia e cila  për katër vjet qeverisje e ka rritë çmimin e rrymës për 127%, sot po u kërkon qytetarëve të varfër të tregohen ”patriotë” kur blejnë produkte nëpër markete. E vërteta është se shumica e qytetarëve sot s’kanë luks të mendojnë për barkode apo origjinë të produktit, sepse e vetmja gjë që ju intereson është ÇMIMI. Kur ke një kredi mbi supe dhe mezi ia del deri në fund të muajit, “patriotizmi” është të arrish t’i ushqesh fëmijët e ta paguash energjinë para se KECO të shkëpusë nga rrjeti, sepse taksa e rikyçjes është 17 Euro”, tha ajo.