Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bajrami: As kërkim falja nuk ndikon që LDK të bashkëpunojë me LVV-në

Bajrami: As kërkim falja nuk ndikon që LDK të bashkëpunojë me LVV-në

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se LVV duhet që të ndryshojë sjelljen që dikush nga partitë politike të bashkëpunojë me ta.

Bajrami ka thënë se as kërkim falja nuk ndikon që LDK të bashkëpunojë me LVV-në.

“LVV duhet me reflektu, duhet më i ndryshu sjelljet politike për me u bë dikush më ta… Jo, nuk mjafton as kërkim falja, në ketë moment ata edhe me dal me kërku falje, ne nuk jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ta. Duhet më ndryshu, kjo nuk ka qenë sjellje e tyre vetëm me oponentët partiak të partive opozitare, merreni dhe shiheni raportin e tyre me mediat, bizneset. ..”, ka thënë ajo në Tëvë1.

Ajo ka thënë se LDK është e gatshme për zgjedhje të reja dhe se LVV do të pësojë rënie.