Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bajrami akuzon Kurtin e Muratin për shkelje të Ligjit: Emërimi i drejtorit të Doganave bie ndesh me nenin 31

Bajrami akuzon Kurtin e Muratin për shkelje të Ligjit: Emërimi i drejtorit të Doganave bie ndesh me nenin 31

Në një reagim të ashpër, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami thotë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati kanë vepruar në kundërshtim me ligjin duke emëruar sërish drejtorin e Doganave, pavarësisht se qeveria është në dorëheqje.

Ajo thotë se ky veprim është shkelje e Nenit 31 të Ligjit për Qeverinë.

Bajrami theksoi se ky nen ndalon inicimin e procedurave të reja për emërime në pozita publike nga një qeveri në dorëheqje.

Bajrami akuzoi ministrin në detyrë Hekuran Murati dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti për veprime të paligjshme dhe u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë ndaj, siç i quajti, “shkeljeve flagrante të ligjit.