Vlerësoj që Gjykata Speciale si Zyra e Prokurorit poashtu edhe trupi gjykues në masë të konsiderueshme i kanë paragjyku ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kështu ka deklaruar avokati Ardian Bajraktari në emisionin “N’PULT” në Tv Arbëria.
Kjo sipas Bajraktarit, ka rezultuar me ndërmarrjen e masave të cilat ai i cilësoi si të ashpra.
“Për çka natyrisht që ka rezultu me ndërmarrjen e masave të ashpra në mënyre të vazhdueshme dhe shabllonei është vazhdu masa e paraburgimit si masa më e ashpër”, tha më tej Bajraktari./TV ARBËRIA./