Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në një konferencë për media ka thënë se punëtorët e sigurimit fizik, ata të mirëmbajtjes dhe higjienës marrin paga minimale prej 292 eurove.
Ai ka thënë se qershori do të jetë muaj i protestave.
“Muaji qershor do të jetë muaj i protestave dhe grevave nëse nuk ulemi të bisedojmë. Jemi të fokusuar të ngrisim pagat sepse jemi në një pozicion që nuk kemi qenë para dy tri vitesh”, ka thënë Azemi.