Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet, në tentativën e 29-të me radhë, shkruan TV Arbëria.
As këtë herë nuk pati kuorum të mjaftueshëm për të zhvilluar seancën, duke thelluar krizën institucionale që po zgjat prej javësh.
Pavarësisht thirrjeve të shumta nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë për tejkalimin e bllokadës politike, deputetët nuk po arrijnë të bien dakord.
Seanca e rradhës do të mbahet me 11 qershor nga ora 11:00. /TV Arbëria