Deputeti i PDK-së Artan Behrami i ftuar në emisionin ARB Debat me Rid Berishën në TV Arbëria, ka folur për gjendjen politike në vend.
Ai ka thënë se Kurti është shkatërrues i shtetit, diktator e komunist.
Behrami shton se ajo që po ndodh në Kuvend është e paprecedent.
“Tani kemi një personalitet të cilit as nuk mundemi t’i besojmë dhe ajo që ka ndodh në 30 seancat e kaluara është e paprecedent, është një tentim për dominim, është një tentim për diktat.”
Ai shton se Kurti e ka marrë peng shtetin e Kosovës.
“Ky njeri ka marrë peng edhe Kuvendin edhe Qeverinë, është ngjitur në katin e 20-të edhe po thotë nëse nuk e votoni Albulena Haxhiun unë këcej, bashkë me Kosovën”. /TV Arbëria