Të mërkurën në Podujevë është arrestuar një person pasi dyshohet se ka publikuar foto nudo të ish të dashurës së tij.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si keqpërdorim i fëmijëve në pornografi.
“Podujevë 15.03.2023 – 11:14. Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova pasi që ka publikuar një foto nudo të ish të dashurës së tij viktimës femër nga Kosova. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
/TV Arbëria