Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ​Arrestohet një person i dyshuar për veprën zjarrvënie

​Arrestohet një person i dyshuar për veprën zjarrvënie

Një person me inicialet A.L është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet për veprën zjarrvënie të raportuar me datën 16 mars në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Polica po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale”, thuhet në njoftim.

/TV Arbëria