Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Arrestohet i kërkuari për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Arrestohet i kërkuari për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Një person i kërkuar me urdhëresë aktive nga Gjykata, është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ishte i dënuar me 12 muaj burgim për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.