21:04 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ‘Arbnor Spahiut i caktohet masa e paraburgimit njëmujorë në Serbi’, Koci: Vendim i motivuar politikisht

‘Arbnor Spahiut i caktohet masa e paraburgimit njëmujorë në Serbi’, Koci: Vendim i motivuar politikisht

Arbnor Spahiut, ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale Operative (NJSO), pas dy ditësh ndalimi, sot i është caktuar masa e paraburgimit njëmujor në Serbi.

Kështu ka njoftuar avokati Arianit Koci në Facebook.

I njëjti tha se :ky vendim është i padrejtë, i motivuar politikisht dhe pa asnjë provë apo bazë faktike”.

“Kërkoj angazhim të drejtpërdrejtë të shtetit të Kosovës – jo vetëm nga Ministria e Jashtme dhe Zyra Ndërlidhëse në Beograd – por edhe reagim të qartë dhe publik nga Kryeministri dhe Presidentja e vendit. Sepse asnjë qytetar i këtij vendi nuk guxon të lihet vetëm, kur përsekutohet padrejtësisht. Punën që nuk po e bën shtetit i Kosovës – po më duhet ta bëj une. Nesër nisem drejt Suboticës”, tha më tej Koci.