Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ankesat e kandidatëve dhe subjekteve politike, Smakiqi tregon afatet kohore

Ankesat e kandidatëve dhe subjekteve politike, Smakiqi tregon afatet kohore

Avokati Xhevdet Smakiqi ka dhënë detaje sa i përket afatit ligjor për ankesa të deputetëve dhe subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit të mbajtura në vend.

I ftuar në emisionin “N’PULT”, Smakiqi tha se afati kohorë i cili parashihet sipas ligjit është 72-orë, shkruan TV Arbëria.

Në ligjin për zgjedhjet parashihet që në momentin kur certifikohen zgjedhjet kanë afat 72-orë të gjithë kandidatët dhe partitë politike, që kanë marrë pjesë në garë zgjedhore të ushtrojnë ankesa për saktësinë apo për pakënaqësitë e tyre me rezultatin zgjedhor. Dhe detyrohet PZAP-ja dhe Gjykata Supreme që brenda 90 orësh të nxjerrin aktvendimet për të trajtuar dhe shqyrtuar ankesat e palëve”, tha Smakiqi.