15:21 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Analisti Kasolli hedh dyshime për raportin Kurti-Mickoski: Mister dhe aleancë e çuditshme

Analisti Kasolli hedh dyshime për raportin Kurti-Mickoski: Mister dhe aleancë e çuditshme

Analisti politik Afrim Kasolli, përmes një shkrimi të tij, ka hedhur disa dyshime për raportin mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

“Për më shumë mbeten mister edhe aleanca e çuditshme e Albin Kurtit me kryeministrin aktual të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Arsyetimi zyrtar për këtë partneritet ishte se në këtë mënyrë synohej t’i jepej një goditje fatale projektit të Ballkanit të Hapur, pasi sipas Albin Kurtit një nismë e tillë ishte në shërbim të interesave hegjemonike të Serbisë”, ka shkruar Kasolli.

Kasolli ngrit pikëpytje në fushën e energjisë për këtë raport, Kurti-Misckoski.

“Mirëpo, sot kjo e fundit është më prezente se kurrë me parë në shtetin fqinj. Kurse një hulumtim i thjeshtë në internet i biografisë së drejtuesit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, tregon sa ai në masë të madhe kryesisht ka punuar në sektorin e energjisë. Në vitin 2016 ishte emëruar si i shef i SH.A. “Elektranat e Maqedonisë”, ndërsa në periudhën 2015–2017 si këshilltar për energji i kryeministrave Nikolla Gruevski dhe Emil Dimitriev. A është ky pasion i përbashkët për energjinë ndërmjet dy kryeministrave që ka ndikuar edhe në miqësinë e tyre politike?” ka përfunduar Kasolli. /TV Arbëria

Pse “pushteti” po tregohet indiferent ndaj kërkesës së bizneseve për më shumë kohë për të dalur në treg të hapur energjetik?