Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ambasadorët e Britanisë në Kosovë e Serbi: Kurti e Vuçiq bënë hap të guximshëm për marrëveshjen – presim zbatim

Ambasadorët e Britanisë në Kosovë e Serbi: Kurti e Vuçiq bënë hap të guximshëm për marrëveshjen – presim zbatim

Ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar në Beograd dhe Prishtinë mirëpresin marrëveshjen e kësaj fundjave në Ohër.

Përmes një postimi në Facebook, ata kanë thënë se Kurti dhe Vuçiq kanë bërë hap të guximshëm, teksa kanë shtuar se presin zbatim të marrëveshjes dhe janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje.

“Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq bënë një hap të guximshëm dhe domethënës përpara duke rënë dakord për një plan për zbatim këtë fundjavë. Ne presim – dhe jemi të gatshëm të mbështesim – të dyja palët të lëvizin shpejt për ta bërë marrëveshjen realitet”, thuhet në postimin e përbashkët të ambasadorëve

/TV Arbëria